LAJMI I FUNDIT

“Puna jo e mirëpaguar e zhvesh punëtorin nga dinjiteti!”/ Protesta përpara Kryeministrisë, Meta: Kjo situatë duhet të marrë fund

13:10 - 01.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarë të shumtë janë mbledhur të dielën dhe kanë protestuar fillimisht pranë sheshit Skëndërbej dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.




Ata kanë kërkuar paga më të larta dhe masa shtesë nga qeveria për menaxhimin e krizës së rritjes së çmimeve.

“Të rriten pagat, qeveria të marrë masa shtesë për krizën!”/ Dita e Punëtorëve, qytetarët protestojnë në Tiranë. Marshojnë drejt kryeministrisë

Në lidhje me këtë protestë ka reagur edhe Presidenti Ilir Meta, i cili përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se kjo nuk mund të jetë vetëm një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha kushtet e punës në Shqipëri.

Sipas Metës, puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe pa kontribute pensioni, e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.

Postimi i Ilir Metës në Facebook:

1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.

Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.

Kjo situatë duhet të marrë fund!  Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.

Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.