LAJMI I FUNDIT

“Të rriten pagat, qeveria të marrë masa shtesë për krizën!”/ Dita e Punëtorëve, qytetarët protestojnë në Tiranë. Marshojnë drejt kryeministrisë

11:33 - 01.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë qytetarë në Tiranë janë mbledhur pranë sheshit Skëndërbej dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë këtë të diel, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Punës.




Me pankarta në duar, ata kanë bërë thirrje për kushte më të mira pune dhe masa shtesë nga qeveria për menaxhimin e krizës.

Një prej tyre shprehet se paga minimale do duhet të ishte 430 mijë lekë.

“Paga minimale dueht të jetë 430 mijë lekë. Mendoj se masat e marra nga qeveria për menaxhimin e krizës janë të pamjaftueshme”, shprehet një protestuese.

Qytetarët janë organizuar në rrjetet sociale ndërsa kanë paralajmëruar se do të ketë protesta të tjera nëse nuk do të merren masa nga qeveria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.