LAJMI I FUNDIT

“I ul nivelin Kuvendit të PD-së!”/ Përshkallëzohet përplasja Kokalari-Qereti, avokati i këngëtares paralajmëron hedhje në gjyq

14:20 - 01.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i Bleona Qeretit, Marc. E. Kasowitz i ka dërguar një letër Evi Kokalarit ku e paralajmëron të ndalë shpifjet në drejtim të klientes së tij.




Kasowitz shkruan se ndaj Bleona Qeretit janë bërë deklarata të shumta që sipas tij janë të rreme, keqdashëse dhe shpifëse.

Ai shton se këto deklarata kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit. Avokati thekson se nëse nuk ndalen akuzat do të nisin një proces gjyqësor për të kërkuar dëmshpërblim.

Letra e plotë

E nderuara zonja Kokalari:

Përfaqësoj znj. Bleona Qereti.

Ju keni bërë deklarata të shumta ne media dhe tek palë të tjera në lidhje me zonjën Qereti që ju e dini se janë haptazi të rreme, keqdashëse dhe shpifje, dhe në fakt e kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit.

Po ju shkruaj për t’ju kërkuar që menjëherë të pushoni dhe të hiqni dorë nga deklaratat e tilla për znj. Qereti. Nëse nuk pushoni, ne do të fillojmë menjëherë procesin gjyqësor në emër të saj dhe do kërkojmë dhe dëmshpërblim kundër jush.

Ne rezervojmë të gjitha të drejtat dhe nuk heqim dorë nga asnjë.

Sinqerisht, Marc. E. Kasowitz

Capture

Marc E. Kasowitz sipas mediave prestigjioze amerikane, njihet gjerësisht si një prej avokatëve të ish-Presidentit Donald Trump.

Çfarë ndodhi mes tyre

Emri i këngëtares Bleona Qereti doli dy ditë më parë në listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e Sali Berishës. Qereti reagoi menjëherë duke hedhur poshtë zërat dhe përmes një postimi në Instagram tha se nëse do të punonte për një qeveri do të ishte për atë të SHBA-së.

Por Kokalari nuk e ka pritur mirë reagimin e saj duke bërë deklarata që janë përkthyer në tentativë për të dëmtuar figurën e këngëtares. Qereti dhe Kokalari jetojnë të dyja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku bullizmi dhe shtrembërimi i fakteve dënohen me ligj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.