LAJMI I FUNDIT

Me kë do negociojë PS për Presidentin pas shkarkimit të Enkelejd Alibeaj? Përgjigjet Taulant Balla

12:41 - 02.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, uroi këtë të hënë nga Fieri festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.




Pas urimit të festës, Balla nuk iu shmang dot pyetjeve të gazetarëve në lidhje me aktualitetin politik në vend, të cilët i kërkuan një koment në lidhje me shkarkimin e Enkelejd Alibeaj nga posti i kreut të grupit parlamentar të PD-së.

Balla në përgjigjen e tij u shpreh se nuk mund të komentojë nga Fieri për një fierak, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt.

Gazetari: A mund t’ju bëj një pyetje politike zoti Balla?

Balla: Edhe këtu në xhami do ta shkelim!

Gazetari: Duke qenë se u shkarkua Enkelejd Alibeaj, me kë do negocioni për presidentin?

Balla: Zoti Alibeaj është me origjinë nga Fieri, ndaj dhe nuk mund të bëjë koment për fierakët.


Mesazhi i urimit të Taulant Ballës:

Duam t’i urojme gjithë besimtarëve mysliman të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë gëzuar Fitër Bajramin. Kjo është një festë solidariteti në radhë të parë dhe mesazhi që ajo përçon që të gjithë duhet të bëjmë më shumë për t’u kujdesur për ata që janë më në nevojë dhe natyrshëm që mesazhi i dytë që festa e Fitër Bajramit përçon gjithmonë është sa më shume paqtim dhe sa më shumë dashuri për njeri tjetrin. Unë mendoj që në këtë ditë të rëndësishme edhe ne politikanët kemi më shumë për të bërë, natyrshëm më shumë për t’u kujdesur për ata që janë në nevojë dhe më paqtim. Besoj që koha që kemi përpara duhet ta shohim të gjitha me përgjegjësinë që të punojmë të gjithë sëbashku në dobi të gjithë shqiptarëve dhe në dobi të Shqipërisë sonë te dashur. Këtu nga Fieri bashkë me kreun e bashkisë, deputetët dhe autoritetet e tjera vendore vendore u takuam me myftiun dhe Fierit, natyrshëm bukuria e festës është që në këto ditë bëhemi të gjithë bashkë, edhe me përfaqësues të komuniteteve të tjera, me drejtues të komunitetit ortodoks, katolik dhe komuniteteve të tjera fetare. Gëzuar dhe festofshi në çdo familje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.