LAJMI I FUNDIT

“Mali i Zi ka humbur shumë kohë të çmuar”/ Diplomatët në PE: Abazoviç mund të ndihmojë në shpejtimin e reformave

09:46 - 02.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Malin e Zi Tonino Picula dhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Malin e Zi Vladimir Bilçik publikuan një deklaratë duke përshëndetur zgjedhjen e kryeministrit dhe qeverisë së re në Mal të Zi.




“Ne mirëpresim votimin e djeshëm në Parlamentin malazez dhe urojmë kryeministrin e sapo zgjedhur Abazoviç dhe qeverinë e tij dhe kryetarin e sapo zgjedhur të Parlamentit malazez Gjuroviç për zgjedhjet e tyre përkatëse.

Picula dhe Bilçik deklaruan se mezi prisnin të punonin së bashku me partnerët në rrugën e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian.

“Ndërsa muajt e fundit Mali i Zi ka humbur një kohë të çmuar në rrugëtimin e tij evropian, ne besojmë se vendosmëria politike e qeverisë së re mund të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të reformave shumë të nevojshme duke reflektuar si punën mbi vlerat evropiane, ashtu edhe vullnetin dërrmues të qytetarëve të Malit të Zi për t’iu bashkuar BE-së”, përfundon deklarata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.