LAJMI I FUNDIT

‘S’ia prezantoj shokun tim se është i bukur’, Kokalari: Bardhi mbeturinë e Bashës, të hapë shoqatë për konservatorët gay në Shqipëri!

11:48 - 02.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Evi Kokalari e sulmoi sërish deputetin e PD, Gazment Bardhi duke e cilësuar një “fundërrinë të Lulzim Bashës”. Dy ditë më parë, ajo i sugjeroi Bardhit të hapte “Log Cabin Albania”, ku të mblidhte konservatorët homoseksualë në Shqipëri.




Jo vetëm kaq, por ajo me ironi i ofron edhe ndihmë, duke i thënë përmes postimit të saj se mund ta prezantonte me mikun e saj, kryetarin e Log Cabin America që ta ndihmonte me procesin. Në postimin e djeshëm ajo sqaroi se nuk do ia prezantonte asnjëherë Bardhin “mbeturinën e Bashës” shokut të saj për të nisur një “romancë rozë”, pasi ai është i bukur, me inteligjencë dhe me integritet.

Postimi i Evi Kokalarit:

“Hey, po s’ju vjen turp që keni kujtuar se po mundohesha ta prezantoja Gaz Bardhin me Kryetarin e Log Cabin America për romancë rozë? O njerëz, po miku im është yll i bukur, me një inteligjencë dhe integritet të pa parë dhe s’do e prezantoja kurrë me këto mbeturinat e Lul Bashës. Fjalën e kisha që Gaz Bardhi të hap shoqatën Log Cabin për konservatorët gay në Shqipëri me ndihmën e mikut tim. Tregohuni pak më të zgjuar ju lutem.”, shkruan Kokalari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.