AKTUALITET

Themeluesi i PD tregon përballjen me Floriana Garon: Kisha 30 minuta që prisja, ajo erdhi, votoi dhe iku

14:24 - 02.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-anëtari i grupit nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike, njëherazi themelues i degës së PD në Lushnje, Arben Sulo, ka rrëfyer një ngjarje me zëdhënësen e Sali Berishës Floriana Garo.




“Qëlloi qe ‘në dhjetoristëve’ në Kuvendin e djeshëm na kishin caktuar të votonim bashkë me gratë e forumit, koincidencë, a ndoshta që kemi qenë historikisht shume xhentilë me femrat, duke filluar nga Azemi, në Benat e të gjithë. Deri këtu e thëne me humor, po ndërsa me Vin Shvarcin, themelues e kontribuues prej 32 vjetësh, prisnim me durim radhën prej me shume se gjysmë ore, bashke me zotërinj e zonja të tjera, një zonjë e gjatë vjen, direkt pa radhë, merr fletën e në pak minuta voton. Nuk e njoha menjëherë, se tani vonë e kam parë në PD, ishte znj. Floriana Garo. Me bëri përshtypje me thëne të drejtën, për me tepër që në USA, akoma më shumë në Zvicër, e respektojnë më shumë radhën…, por vazhdimi me beri akoma me shume përshtypje…. Nejse, ‘c’est la vie’, ju uroj një fundjave sa më të bukur”, ka shkruar ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.