Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi/ Krah për krah me Albin Kurtin! Vuçiçi poston foton me kreun e qeverisë së Prishtinës, mesazhi që përcjell

22:43 - 04.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka falënderuar organizatorët gjermanë për takimet e së mërkurës në Berlin, teksa falënderimin e ka përcjellë edhe me një foto krah për krah me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.




Vuçiçi ka postuar një foto në Twitter, ku ai shihet në mes. Në krahun e tij të djathtë është Albin Kurti e më pas vjen emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në foto janë edhe dy zyrtarë gjermanë.

“Faleminderit organizatorëve gjermanë për organizimin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës”, ka shkruar Vuçiçi.

Gjatë ditës së mërkurë, kancelari gjerman Olaf Scholz priti ndaras Kurtin dhe Vuçiçin. Në orët e mbrëmjes, takime me ta zhvilloi edhe Miroslav Lajçaku.

vucic kurti


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.