BOTA

“Nëse jo tani, kur?”/ Mario Draghi: Të hapen sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

15:48 - 04.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të martën, eurodeputetët mbështetën thirrjen e Mario Draghit për të reformuar BE-në për të garantuar rritje të qëndrueshme ekonomike dhe tranzicion, gjatë një debati “Kjo është Evropa” në Strasburg.




“BE po përballet me një moment tjetër “çfarëdo që të duhet”, tha presidentja e PE Roberta Metsola kur prezantoi kryeministrin e Italisë Mario Draghi në seancë plenare. Ajo shtoi se z. Draghi tashmë e nxori BE-në nga një krizë kur ai ishte President i Bankës Qendrore Evropiane. “Nuk kam asnjë dyshim se mund të mbështetemi sërish në përvojën tuaj pasi BE-ja përballet me një krizë tjetër ekzistenciale”.

Për luftën në Ukrainë, zonja Metsola theksoi se “koordinimi, solidariteti dhe uniteti që BE ka treguar kundër kësaj lufte duhet të mbetet plani për veprimet tona në vazhdim”. Për të ardhmen e BE-së, ajo theksoi se, “asnjë sugjerim për ndryshim që është bërë nga Konferenca nuk duhet të jetë jashtë kufijve. Sepse nëse jo tani, atëherë kur?”

Kryeministri Draghi vuri në dukje se shuma e krizave aktuale me të cilat përballet Evropa – lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve të energjisë dhe ardhja e refugjatëve – “na detyron të përshpejtojmë procesin e integrimit”. “Ne duhet t’u tregojmë qytetarëve të Evropës se jemi të aftë të udhëheqim një Evropë që u përgjigjet vlerave, historisë dhe rolit të saj në botë. Ai shtoi gjithashtu: “Ne duhet të shkojmë përtej përdorimit të parimit të unanimitet (…) dhe të shkojmë drejt vendimeve të marra me shumicë të cilësuar”, për një “Evropë të aftë për të marrë vendime në kohën e duhur”.

Për agresionin rus kundër Ukrainës, ai theksoi se “prioriteti është arritja e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur”. Ai shtoi: “Ne duam Ukrainën në BE” dhe “ne gjithashtu duhet të vazhdojmë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Draghi propozoi gjithashtu rritjen e koordinimit midis sistemeve kombëtare të mbrojtjes, forcimin e mënyrës sesi BE menaxhon migracionin, si dhe frenimin e faturave dhe çmimeve të karburantit dhe mbështetjen e pagave për të ndihmuar familjet. “Tani është koha për ta çuar këtë përpara. Më 9 maj përfundon Konferenca për të Ardhmen e Evropës dhe Deklarata Përfundimtare na kërkon të jemi shumë ambicioz”.

Mario Draghi ka deklaruar, se është në favor të integrimit të plotë dhe sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës në Bashkimin Europian.

“Duhet përshpejtuar së pari procesi i zgjerimit. Integrimi i plotë i vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk përfaqëson një kërcënim për projektin europian, por  është pjesë e realizimit të tij. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e Këshillit Europian të marsit 2020. Duam t’i japim një shtysë të re negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi dhe t’i përkushtojmë vëmendjen maksimale pritshmërisë legjitime të Bosnjën Hercegovinës dhe Kosovës. Jemi në favor të anëtarësimit të të gjitha këtyre vendeve dhe duam Ukrainën në Bashkimin Europian. Ne duhet të ndjekim rrugën që kemi përcaktuar për zgjerimin, por njëkohësisht duhet të lëvizim sa më shpejt të jetë e mundur“, ka thënë ai.

Për Dragin, vetëm një Europë federaliste pragmatike do të mundësonte një strukturë, financim dhe mbikëqyrje të përbashkët të kapacitet të BE-së për përballjen me krizat aktuale, duke filluar me kërcënimin e paqes dhe të sigurisë, goditjen e vlerave demokratike, krizën energjitike apo krizën ushqimore që po troket.

Drejtuesit e grupeve politike

Në reagimin e tyre ndaj fjalimit të z. Draghi, eurodeputetët përgëzuan lidershipin dhe angazhimin e Italisë ndaj BE-së, veçanërisht gjatë pandemisë. Ata theksuan se bashkëpunimi dhe solidariteti i BE-së nevojiten më shumë se kurrë në dritën e luftës ruse në Ukrainë dhe krizave të tjera me të cilat përballet Evropa, qoftë për të luftuar ndryshimet klimatike apo për të ndihmuar refugjatët. Eurodeputetët theksuan rëndësinë e tranzicionit energjetik dhe pavarësisë si çelësi për suksesin afatgjatë të BE-së, si dhe një masë për të ndihmuar Ukrainën. Pasi të përfundojë Konferenca për të Ardhmen e Evropës, Bashkimi Evropian duhet të reformohet, kërkuan ata, për të garantuar rritje të qëndrueshme ekonomike dhe tranzicion. Këtu mund të ndiqni fjalimet e liderëve të grupeve politike. E.D 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.