Kosova

“Nuk kemi lajme të mira!”- Kryeministrja serbe për dialogun Kosovë-Serbi: Paqja dhe stabiliteti më të rëndësishmet

23:23 - 06.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Firence të Italisë po zhvillohet një takim për situatën ku ndodhet Bashkimi Evropian, ku merr pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si  dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç.




Bërnabiç në këtë takim ka folur ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku tha se nuk kanë shumë lajme të mira.

“Ne folëm për dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit. Nuk kemi shumë lajme të mira atje, për të cilat foli edhe presidenti Aleksandar Vuçiç. Por, ne po e bëjmë më të mirën dhe gjithmonë dërgojmë të njëjtin mesazh, se paqja dhe stabiliteti janë më të mirat dhe më të rëndësishmet për ne”, është shprehur Bërnabiç, shkruan Tanjug.

Kryeministrja serbe, në këtë takim ka folur edhe për nismën “Open Ballkan”, ku tha se ndonëse edhe politikanë evropianë mendojnë se kjo nismë e ka ndarë rajonin, nga kjo nismë mund të përfitojnë të gjithë.

Pjesë e panelit ishin edhe Emisari Special për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schalenberg, të cilët sipas Bërnabiç ishin kundër nismës “Open Ballkan”.

“Nisma është e hapur për të gjithë dhe mund të përfitojnë të gjithë. Shumë politikanë, madje edhe evropianë mendojnë se nisma “Open Ballkan” e ka ndarë rajonin, përfshirë edhe Lajçak e Schalenber”, është shprehur Bërnabiç. /klankosova


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.