BOTA

Kryeministrja serbe: Nuk kemi lajme të mira nga dialogu Kosovë-Serbi, Europa nuk e do nismën e ‘Open Balkan’

14:43 - 07.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Firence të Italisë është duke zhvilluar takimi kushtuar situatës së Bashkimit Evropian në të cilën merr pjesë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç.




Bërnabiç në këtë takim ka folur ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë -Serbi, ku tha se s’kanë shumë lajme të mira.

“Ne folëm për dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit. Nuk kemi shumë lajme të mira atje, për të cilat foli edhe presidenti Aleksandar Vuçiç. Por, ne po e bëjmë më të mirën dhe gjithmonë dërgojmë të njëjtin mesazh, se paqja dhe stabiliteti janë më të mirat dhe më të rëndësishmet për ne”, është shprehur Bërnabiç, shkruan agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Kryeministrja serbe, në këtë takim ka folur edhe për nismën “Open Ballkan”, ku tha se ndonëse edhe politikanë evropianë mendojnë se kjo nismë e ka ndarë rajonin, nga kjo nismë mund të përfitojnë të gjithë.

Pjesë e panelit ishin edhe i Dërguarit Special për Dialogun Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schalenberg, të cilët sipas Bërnabiç ishin kundër nismës “Open Ballkan”.

“Nisma është e hapur për të gjithë dhe mund të përfitojnë të gjithë. Shumë politikanë, madje edhe evropianë mendojnë se nisma “Open Ballkan” e ka ndarë rajonin, përfshirë edhe Lajçak e Schalenber”, është shprehur Bërnabiç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.