Kosova

“Serbia po paguan çmim të lartë”/ Reagon Vuçiç: Jemi mes dy zjarreve dhe nën presion për Kosovën!

07:43 - 07.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaron se vendi i tij “është nën një presion gjithnjë e më të madh” për të njohur pavarësinë e Kosovës.




“I gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të avancojë shpejt me njohjen e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i thotë Putinit se Kosova nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në territorin e Ukrainës”.

Ai tha gjithashtu se situata në Serbi “ka ndryshuar për keq”, pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas.

Vuçiç tha se Serbia “po paguan çmim të lartë” edhe për faktin se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Sipas tij, “një numër i vogël vendesh thonë se janë në favor të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “një numër në rritje kërkon njohje reciproke”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.