LAJMI I FUNDIT

“Për më shumë nisma dhe organizata rinore me qendër në NYC”/ Veliaj takon në SHBA komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman

15:14 - 08.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.




Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se: “Shumë i lumtur që u takova me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.

Pres me padurim bashkëpunimin me Tiranën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, për më shumë nisma dhe organizata rinore me qendër në NYC”.

Një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim dhe me kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams si dhe me aktivistin e njohur shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.