DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Intervistë, flet për Gazetën Todi Shani, babai i vrasësit të Divjakës: Majko gaboi. “Rrëfej krimin e djalit tim”

07:00 - 09.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

9 maj 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 Babai i vrasësit

Familja kërkon falje publike: “Por Majko gaboi”

Masakra e Divjakës: Ju rrëfej krimin e tim biri

Intervistë/ Flet për Gazetën Todi Shani, babai i vrasësit të Divjakës: Majko gaboi

“Rrëfej krimin e djalit tim”

Babai: Nuk ia fal këtë çmenduri që bëri

 Shtëpia 3 katshe e Todi Shanit, baba i protagonistit të masakrës së çmendur në Divjakë, është shndërruar në “kullë”. Për të hyrë aty duhet leje nga policia që ruan familjen (prej 5 vetësh( 24 orë pa ndërprerje.

 Por vendimtare është “vistua” e kryefamiljarit Todi Shani, i cili jo vetëm na mirëpret (me një pamje të dërrmuar), por edhe pranon të rrëfejë për Gazetën Shqiptare krimin e djalit të tij Alfred, “aventurën” 24 orëshe që kaloi në dhomat e policisë së bashku me djalin e madh, “ngujimin” e gjithë familjes, turpin për atë që bëri djali i vogël, faljen që i kërkon familjes së shokut të tij të ekzekutuar, Nikolla Lalës…

 

 

Kur e mësuat se çfarë kishte bërë djali juaj?

“Ngjarjen e tmerrshme e kam marrë vesh rreth orës 24.00 të ditës së dielë, kur erdhi policia në shtëpi. Trokitën dhe i ranë ziles disa herë. Gruaja hapi derën. U sulën brenda dhe duke kontrolluar më pyesnin se ku i kisha çunat. Ju thashë se Roberti ishte këtu, kurse Alfredi nuk ishte kthyer akoma. Njëri prej tyre na tha se Alfredi kishte bërë masakër të paparë. Nuk e besuam… Së bashku me djalin e madh na çuan në Komisariatin e Lushnjës. Unë vazhdoja të këmbëngulja se djali im nuk kishte mundësi të bënte atë që kishte bërë. Një nga shefat aty (të nesërmen më kërkoi falje) më tha: Tij e baba i një superkrimineli. Për atë që ka bërë Alfredi e pranoj se tani është superkriminel, por ai nuk ka qenë më parë i tillë, përkundrazi… nuk e kuptoj pse e bëri”.

Sa ju mbajtën në polici?

Na kanë sjellë në shtëpi pas 24 orëve, pasi na kanë pyetur me hollësi për Alfredin. Nuk na trajtuan keq. Ata e dinë ashtu si gjithë Divjaka që familja jonë jo vetëm nuk ka gisht në këtë ngjarje, por edhe është duke e vuajtur aq sa nuk thuhet”.

Për këtë ngjarje në Divjakë erdhi vetë Kryeministri shqiptar Pandeli Majko, i cili edhe deklaroi se djali juaj donte ta rrëmbente Angjelinën për prostitucion…?

“Jam i revoltuar për këtë fakt. E pranoj që Alfredi ka bërë një krim që edhe unë s’kam për t’ia falur kurrë. Që kishte ardhur kryeministri e mora vesh në qelitë e Komisariatit të Lushnjës, pasi aty më thanë, e shikon se çfarë ka bërë çuni yt sa erdhi vetë kryeministri…”. Mirë bëri që shkoi në Divjakë sepse krimi i Alfredit është i tmerrshëm dhe i pafalshëm. Por si ka mundësi që një kryeministër të jetë i papërgjegjshëm deri në këtë pikë. TË thotë një diçka të paqenë. Diçka që e di gjithë fshati dhe policia që nuk është e vërtetë”.

A ju kishte thënë ju Nikolla për dëshirën e djalit tuaj për t’u fejuar me Angjelinën?

“Jo, jo. Asnjëherë”.

Po djali juaj Alfredi?

As ai. Unë jo vetëm që nuk dija gjë që ishte takuar me Nikollën për çështje fejese, por nuk dija as që “kishte rënë në dashuri” me Angjelinën. Gjithçka e kam marrë vesh nga gazetat. Më pas djali i madh Roberti më tregoi se Nikolla kishte qenë paraditen e të dielës në shtëpinë tonë për të thyer 50 Euro. E kishte pyetur atë për emrin e të vëllait. Duke dalë nga shtëpia ishte përballur me Alfredin, të cilit i kishte thënë, “më tako më vonë”.

A do t’ia falni Alfredit atë që bëri?

“Kurrë. Më dhemb sepse jap përpjekur t’i edukojë sa më mirë fëmijët e mi, por ai ka bërë një krim të tmerrshëm dhe pa shkak. Për familjet që shkatërroi (edhe të tijën), nuk ka shpërblim. Nuk di çfarë të them. Ne po vuajmë aq shumë për këtë që ndodhi…”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.