![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Çifti i bashkëshortëve që u aksidentuan një ditë më parë në Tiranë, Arjan dhe Vilma Konomi kanë dalë nga reanimacioni.
Mwsohet se gjendja e tyre shëndetësore tashmë paraqitet e stabilizuar. Nga sa mësohet 48-vjeçari Arjan Konomi ka 5 brinjë të thyera si pasojë e përplasjes ndërsa bashkëshortja e tij 43-vjeçare është koshiente dhe ka reaguar. Megjithatë edhe ajo ka pësuar disa dëmtime në trup.
Mjekët thonë se çifti e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe tashmë do të mbahen nën mbikëqyrje në një dhomë, ku do t’u dërgohet edhe foshnja e tyre 3-muajshe e cila për fat të mirë pësoi dëmtime shumë të lehta pas përplasjes.
Aksidenti ndodhi një ditë më parë në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Çifti po ecnin bashkë me karrocën e fëmijës, te vijat e bardha, por u përplasën nga 39-vjeçari Ajas Sulejmani i cili u fut me semafor të kuq teksa ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike.