KULTURË

Sopranoja Inva Mula ‘drithëron’ teatrin e “Migjenit”! Përkujton mes emocionesh të atin, mallëngjehet audienca (VIDEO)

20:13 - 09.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një emër i madh i skenës shqiptare është padyshim sopranoja e mirënjohur, Inva Mula. Me një zë të mrekullueshëm që  arriti të ‘pushtojë’ teatrin e “Migjenit” artistja ka ditur sesi të mbërthejë audiencën e qytetit të Shkodrës.




Në vijimësi të performancës së saj, Inva Mula, ka përkujtuar me mall të atin e saj, sërish një artist karriere me një diapazon dhe kontribut të madh në muzikën shqiptare, Avni Mulaj.

Sopranoja e njohur, ‘drithëroi’ skenën me një bashkëpunim të muzikantit të njohur Genc Tukiçi dhe me një grup të njohur instrumentistësh. Vokali i pakrahasueshëm i Inva Mulës u shoqërua me duartrokitje të gjata të shkodranëve ndërsa bashkëndau emocionet e para të kësaj nate të veçante në djepin e kulturës, Shkodër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.