Kryesore

“Më mirë të vdesim se sa të jemi të pushtuar”/ Drama e gruas ukrainase që jeton në Tiranë, por familjen e ka mes luftës

22:24 - 10.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ukrainasja Irina Romanova, e cila jeton në Shqipëri por familjarët e saj ndodhen Ukrainë ka folur këtë të martë në emisionin ‘Open’ për situatën në vendin e saj.




Ajo tregoi se situata është e vështirë dhe mjaftohet me faktin se prindërit e saj janë gjallë. Gjithashtu ajo u shpreh se qytetarët ukrainas janë gati të japin jetën për lirinë dhe se nuk mund ta pranojnë dhunën.

Irina Romanova: Unë them sot se janë familjarët janë gjallë. Asgjë nuk është mirë në Ukrainë, por në rastin tim kënaqem sepse ata janë gjallë. Dhe ato vazhdojnë të jetojnë nëse mund ta them ‘normal’ në luftë. Falë Zotit janë larguar nga Bucha. Familjarët e mi janë në Ukrainën Perëndimore dhe ajo është një zonë e qetë, por qetësia përkthehet në pesë sirena çdo ditë për sulme ajrore. Tani rusët kanë humbur shumë ushtarë, ka filluar muaji i tretë dhe në akoma po rezistojmë.

Si mbijetojnë njerëzit në ato zona ku vërtet ka luftë?

Irina Rumanova: Çdo gjë fillon nga shpirti i një njeriu, edhe himni kombëtar e thotë se edhe shpirtin e trupin do ta lemë për lirinë tonë, pra ne më mirë të vdesim se sa të jemi të pushtuar./BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.