Kronikë

Dosja “Toyota Yaris”/ Artan Hoxha: Të martën do dëshmoj në Bruksel. Gërdeci? Po hetohet vetëm Fatmir Mediu

23:43 - 12.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka deklaruar se ditën e martë në orën 10:00 do të  dëshmojë mbi dosjen “Toyota Yaris” në Bruksel në Prokurorinë Federale belge.




Sipas gazetarit Hoxha, autoritetet belge nuk kanë pranuar që ai dëshminë ta bënte në Tiranë, pasi deklarata e tij mund të dekonspirohej.

“Unë javën tjetër ditën e martë në orën 10 do të jem në Bruksel pranë Prokurorisë Federale belge për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Toyota Yarsi”. Ka një element tjetër që mua më shqetësoi në fakt. Autoritetet belge zgjodhën që te mos e merrnin dëshminë në Tiranë sepse sipas atyre deklarimet e tyre që mund të bëja në Tiranë mund të dekonspiroheshin dhe për këtë arsye kërkuan që këtë deklarim ta bëja në prokurorinë belge”,-tha Hoxha për emisionin ‘Opinion’.

Sa i përket çështjes së Gërdecit, gazetari investigativ vuri në dukje se në hetim është vetëm ish-ministri Mediu, në cilësinë e të pandehurit dhe po ndiqet në gjendje të lirë.  Hoxha shpjegoi se për këtë çështje nuk ka persona të tjera në hetim.

“Mediu ndiqet në gjendje të lirë. Është marrë në cilësinë e të pandehurit nën akuzën e shpërdorimti të detyrës për ngjarjet e Gërdecit. Deri tani kemi pasur 2 herë shtyrje afatesh dhe me sa di ka patur edhe një shtyrje me afat 4 mujor. Por me çështjen Gëredeci është vetëm zoti Mediu dhe nuk ka persona të tjerë” shpreh Hoxha.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Te fala grupit komunist qe u munduan te mbanin qeverine me krime, genjeshtra dhe vrasje, mos haroni internimet qe keni bere gjate 50 vjeteve te qeverisjes se plehrave dhe injoranteve tuaj. Vazhdoni se veten tuaj tregoni. Ketu do lahen te gjitha.

    Përgjigju ↓
  2. Largoni qeverine me pisave, rrugaceve, horrave dhe injoranteve, ndryshe asnjehere ai vend nuk do behet. Ata qe jane sot, mendojne qe te vjedhin sa me shume dhe te perzejne popullin qe te mos kene “ferra” neper kembe.

    Përgjigju ↓