Kronikë

Ndodh në Elbasan, u gjet një bombë e pashpërthyer pranë një shkolle, forcat xheniere nuk paraqiten për ta çmontuar!

21:59 - 12.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E pazakontë është situata e raportuar në qytetin e Elbasanit ku ditën e sotme u identifikua një predhë shpërthyese pranë një shkolle.




Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare, predha është gjetur rreth orës 15:40 në zonën e Mengëlit pranë një zone të banuar vetëm 70 metra pranë një shkolle.

Por edhe pse kanë kaluar rreth 6 orë nga lajmi, forcat xheniere nuk kanë shkuar për të çmontuar predhën e cila mund të ketë rrezikshmëri të lartë pasi nuk dihet sesa e vjetër apo e ndjeshme është.

Buriemt konfirmojnë se forcat xheniere do të paraqiten ditën e nesërme lidhur me çmontimin e predhës.

E FRIKSHME/ Gjendet një bombë e pashpërthyer pranë shkollës në Elbasan! (FOTO)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.