Kronikë

VIDEO/ Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, plagoset një person! Punimet rrugore shkak i aksidentit (DETAJE)

21:03 - 12.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Rrugën e Kombit, në afërsi të Skurajve.




Sipas informacioneve në dispozicion, një makinë me targa të Kosovës ka përplasur disa automjete, ndërsa raportohet për një të plagosur.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Njësia e policisë së autostradës ndërsa kanë nisur edhe hetimet në lidhje me këtë aksident.

Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës ku po kryhen punime në ndarësen e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse e rrugës.

Ne aksidenti jane perfshire 4 mjete, 3 autovetura dhe nje trajler te cilin e kane godit nga pas.

Jane plagosur 2 persona njeri prej te cileve ne gjendje kritike per jeten eshte transportuar drejt spitalit te traumes ne tirane.

Nga aksidenti eshte krijuar kaos ne levizje ne rrugen e kombit, segmeti milot-rreshen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.