Kronikë

Për pak sa nuk i mori jetën/ Aksident në Këlcyrë, 30-vjeçari përplas të miturin dhe braktis mjetin

23:05 - 12.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident që mund të ishte fatal është regjistruar mbrëmjen e sotme në Këlcyrë, Përmet.




Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50 në rrugën rurale të fshatit Gur.

Drejtuesi i mjetit 30-vjeç ka përplasur të miturin 14-vjeçar, më pas është larguar nga vendngjarja dhe ka braktisur automjetin.

Mësohet se i mituri po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.

Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Shtetasi Y. Sh. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.