Kronikë

Videoklipi vëllezërve Veshaj dhe Elgit Dodës në muzeun e Korçës, reagon Kisha Ortodokse: E papranueshme dhe e dhimbshme

20:40 - 12.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një padi e kryer nga një jurist i qytetit të Korçës për një videklip të vëllezërve Veshaj dhe Elgit Dodës në ambientet e muzeut në Korçë ka ngritur mjaft polemika.




Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë,e  cila shprehu një shqetësim dhe keqardhje duke e cilësuar si një përdhosje ndaj objekteve liturgjike.

Referuar reagimit të Kishës, klipi ‘Puicasso’ është një shenjë mosrespektimi i vlerave shpirtërore.

 “Videoklipi muzikor “Picasso” xhiruar në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, para ikonostasit të Rehovës (që padrejtësisht nuk i është kthyer akoma Kishës Orthodhokse, nën pretekstin e “ruajtjes” së kësaj trashëgimie të çmuar”), është një shenjë e dukshme mosrespektimi ndaj këtyre vlerave shpirtërore. Ky mjedis është krejt i papërshtatshëm, për vlerat që pasqyron, për promovimin e një lloji të tillë muzike.  Aty, në respekt të traditës dhe kulturës që i ka krijuar këto objekte të shenjta, do përshtateshin tingujt e Muzikës Bizantine dhe jo tinguj që i fyejnë ato dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Ikonat janë objekte liturgjike të shenjta, të cilave besimtarët orthodhoksë iu afrohen me nderim dhe respekt të veçantë. Prandaj, është e papranueshme dhe e dhimbshme, që ato të trajtohen në mënyrë të papërgjegjshme nga ato institucione, të cilat pretendohet se duhet t’i ruajnë dhe t’i mbrojnë. Për këtë arsye kërkojmë përsëri, që ato t’i kthehen Kishës Orthodhokse (në bazë të Ligjit 10057, neni 22/2, datë 22.1.2009, “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”), e cila jo vetëm i ka krijuar, por edhe i ka ruajtur me mund të madh ndër shekuj. Ikonat ruhen dhe mbrohen më mirë në ambientet kishtare, sepse janë objekte të shenjta liturgjike dhe pjesë e dukshme e shprehjes së Besimit orthodhoks. Lutemi dhe shpresojmë që Ministria e Kulturës të tregohet e kujdesshme dhe e ndjeshme ndaj objekteve kishtare dhe të respektojë ndjenjat fetare të Komunitetit Orthodhoks, duke mos lejuar përdhosjen e tyre”, thuhet në reagimin e Kishës.

LEXO KËTU:

Kallëzim penal për Donald dhe Romeo Veshajn/ Filmuan klip brenda muzeut për këngën e re


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.