Kryesore

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo vjen për herë të parë në Shqipëri/ Alket Hyseni nxjerr FOTOT

18:41 - 15.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipërinë sot e ka vizituar ish-sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i PS-së, Alket Hyseni, i cili ka publikuar edhe fotot nga momenti i mikëpritjes. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.




“Sot patëm nderin të mikpresim në Tiranë, për herë të parë, Z. Mike Pompeo, Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ish Drejtori i CIA”, shkruan Hyseni.

Kush është Mike Pompeo:

Mike Pompeo ka qene Sekretari i Shtetit ne SHBA ne kohen kur Presidenti ishte Donald Trump. Pompeo ka shërbyer tre mandate në Kongres si përfaqësues i republikanëve të shtetit Kansas dhe ishte një mbështetës i hershëm i kandidimit të Donald Trumpit për postin e presidentit. Në detyrën e tij si drejtor i CIA-s ai ka qenë i afërt me presidentin.

Gjatë kohës që shërbeu si ligjvënës, zoti Pompeo njihej si një kritik i ashpër i iniciativave të administratës Obama, siç ishte reforma e sigurimeve shëndetësore, si dhe marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe pesë fuqive të tjera botërore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.