LAJMI I FUNDIT

“PD u shndërrua në freskore për qeverinë”/ Berisha nga Shkodra: PS po kontrollon drejtësinë për të goditur ‘Rithemelimin’!

19:26 - 15.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit në Shkodër me mbështetësit e tij, të cilët votuan “Rithemelimin” më 6 mars, në zgjedhjet e pjesshme vendore, u shpreh se PD u shndërrua në freskore për qeverinë, ndërsa shtoi se, PS po kontrollon drejtësinë për të goditur ‘Rithemelimin’.




“Lëvizja jonë mori jetë në një nga momentet më kritike, më absurde, më antidemokratike të Shqipërisë. Kjo lëvizje në një kohë të shkurtër riktheu në Shqipëri opozitën e vërtet, riktheu PD e rithemeluar, si parti të idealeve dhe shpresave tuaja. Në këtë udhëtim Shkodra më 6 mars do të paraqitej siç është, diamanti i fitores së kësaj fitoreje epike. Një qeveri e cila disponon mjete të paligjshme, një qeveri e cila në dhunim të normave demokratike ka vendosur të çimentojë pushtetin e saj. Një preudoopozitë, e cila është shndërruar në një freskore të qeverisë u angazhua me lojërat e saj. Një drejtësi e kontrolluar nga qeveria, në funksion të goditjes së opozitës së vërtet. Kësaj here në goditje kundër PD dhe opozitës së vërtet u mobilizua edhe mafia e Xhorxh Sorosit, mafia më e rrezikshme politike. Në vitin 2013 Rama nuk votoi 3 ligje për të marrë statusin e vendit kandidatë. Në 2013 dhe 2022 dhe 2025 interesi i shqiptarëve është BE.  9 vite në pushtet nu plotësojë asnjë nga kriteret për t’u bërë pjesë e BE.”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.