LAJMI I FUNDIT

Rama një bashkëshort shembullor/ Kryeministri kapet mat duke bërë pazar përballë selisë së PD!

21:48 - 15.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama është fotografuar sërish këtë të diel duke bërë pazar në një supermarket në Tiranë.




Mësohet se kreu i qeverisë ka qenë në ambientet e një qendre tregtare përballë selisë së PD, ku siç shihet në foto i veshur me bluzë të bardhë është duke blerë fruta dhe perime.

Veprimi i Kryeministrit tregon se përveç punëve të shtetit, e thërrasin edhe detyrat e kryefamiljarit.

Kjo nuk është hera e para që kryeministri Rama është  parë duke bërë pazar. Edhe pak kohë më parë, kreu i qeverisë u shfaq në një dyqan lagjeje. Ndërsa foton në atë kohë e publikoi vetë në rrjetet sociale.

“Kur i thua gruas po kthehem nga puna dhe të thotë mos hajde pa domate”, shkruante Rama herën e parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.