LAJMI I FUNDIT

“S’je 77, por 37 vjeç”/ Babai i 10 fëmijëve surprizon Berishën: Mos i fik motorët, na ke prapa. Të bëhemi të gjithë Isa Boletina!

19:46 - 15.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër demokrat ka surprizuar ish-kryeministrin Sali Berisha në takimin që ky i fundit pati në Lezhë. Demokrati, i cili thotë se sot festonte 76-vjetorin e lindjes i ka bërë thirrje Berishës të mos i fikë motorët dhe të bëjë gjithçka për të ardhmen e vendit.




“Sot kam 76-vjetorin. Pranova të vij me Sali Berishën këtu dhe shokët e tij. Mos i fik motorat, na ke pas, popullin e ke pas, rininë e ke pas. Prandaj, sulm përpara. Mos u tërhiq. Nuk je 77 vjeç, je 37 vjeç. Jam baba i 10 fëmijëve, kam nipa e mbesa. Nuk dua asgjë, dua të ardhmen e nipërve të mi, të popullit shqiptar, dua të ardhmen e Shqipërisë. Dua siguri. Duhet të bëhemi të gjithë Isa Boletina si Sali Berisha”, tha demokrati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.