DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Kapet në Berat. Policia i gjen 79 fotografi me femra. Arrestohet manjaku i vajzave të mitura

07:00 - 16.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

16 maj 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare”




 Kapet në Berat

Policia i gjen 79 fotografi me femra

Arrestohet manjaku i vajzave të mitura

Besnik Shehu zbulohet rastësisht gjatë një aksioni të policisë së Beratit. 25-vjeçari pasi bënte seks me vajzat e vogla i fotografonte. Rrëfimi në polici i katër të miturave, njëra prej të cilave 13 vjeç.  Çfarë deklaroi Shehu para hetuesve vetëm pak çaste pas prangosjes dhe gjithë detajet e një historie të rrallë në qytetin e Beratit.

 

 

Besnik Shehu seleksiononte fotot e 4 të dashurave të tij njëkohësisht. Njëra vetëm 13 vjeçe

Arrestohet maniaku i Beratit

Për seks me të mitura e foto pornografike

Një aksion krejt i rastësishëm për automjetet që lëviznin pa dokumente, ka bërë që në sy të policëve të binte edhe makina e Besnik Shehut, 25 vjeç. Por në makinën tip “Jaguar”, në vend të ndonjë dokumenti të falsifikuar është gjetur një zarf i mbushur me 70 fotografi porno, në të cilat kishin pozuar vajza të ndryshme ndërsa kryenin marrëdhënie seksuale me Shehun.

 Shehu ndodhet i ndaluar ndërkohë që të katër vajzat kanë deklaruar se, ishin të dashurat e tij dhe se fotot i kishin bërë me dëshirë. Por mes tyre ka qenë edhe një 13-vjeçare.

Aksioni

Sipas burimeve nga Ministria e Rendit, gjithçka ka nisur nga një aksion i  organizuar mes Zyrës Rajonale të Luftës kundër Trafikut, policisë së Rendit dhe policisë Kriminale të Beratit. Qëllimi i forcave policore ishte të zbulonin dhe të bllokonin makinat e vjedhura dhe ato pa dokumente. Pikërisht në afërsi të distributorit “Merko”, në lagjen “Donika Kastrioti”, të martën rreth orës 19.00 policia ka kontrolluar makinën me targë të huaj B 46 51 me ngjyrë gri, të Shehut. Atje ka gjetur dhe koleksionin me rreth 70 fotografi porno. Gjithnjë sipas burimeve zyrtare nga Ministria, këto fotto i përkisnin vajzave R. B., E.Sh., B. K., dhe R.F., të gjitha të moshave 13-16 vjeçe, dhe të katërta bënore të qytetit të Beratit. Menjëherë është shoqëruar në polici Besnik Shehu, lindur e banues në lagjen “Çlirimi” të Beratit.

Akuza

Menjëherë pas arrestimit të tij policia është marrë me identifikimin e vajzave, të cilat janë gjetur shumë lehtë pasi të gjitha ishin beratase. Të katërta janë shoqëruar menjëherë në polici dhe janë marrë në pyetje për marrëdhëniet që kishin me Shehun. Por fillimisht atyre iu janë marrë gjeneralitetet, dhe është zbuluar që njëra prej tyre ishte vetëm 13 vjeçe. Kaq ka mjaftuar që uniformat blu të nisin formulimin e akuzës “kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitur”. Të paktën kjo është akuza fillestare e ngritur nga policia, sepse më pas çështja pritet t’i kalojë prokurorisë. Vajzat janë ballafaquar edhe me fotografitë ku kryenin marrëdhënie, por megjithëse të trembura e të turpëruara, asnjëra prej tyre nuk është duke e habitur. Ato janë shprehur se kanë pasur dijeni për fotot, dhe ka qenë pikërisht kjo fjali që e ka shpëtuar të riun maniak nga ndonjë akuzë e dytë, të paktën për momentin. Ndërkohë asnjëra nuk ka deklaruar të jetë marrë me forcë, dhe sipas policisë nuk bëhet fjalë për asnjë rast përdhunimi. Ndaj Shehut dje në orën 13.30 është vendosur masa e ndalimit, nën akuzën e “marrëdhënieve me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal. Materialet i kanë kaluar menjëherë prokurorisë së rendit për hetime të mëtejshme. Policia, dje gjithashtu, ka bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës autoveturën luksoze, aparatin fotografik dhe foto pornografike.

“Maniaku”

Familja Shehu është me origjinë kosovare. Tre vëllezërit kanë qenë në emigracion në Itali e Zvicër, dhe i kanë siguruar familjes të ardhura të konsiderueshme. Njëri vëlla ndodhet ende jashtë, ndërsa Besniku ka rreth një vit që është kthyer. Njëri vëlla u vra aksidentalisht vitin e kaluar. Familja Shehu po ndërton një vilë në Berat, ndërkohë që ka shtëpi dhe dyqane në Durrës. Dy vëllezërit kanë shumë miq, por njihen si djem të mirë që nuk kanë pasur probleme. Disa vjet më parë iu janë bllokuar dy automjete për dokumente të parregullta që nuk i morën dot më. Besniku shënohet për herë të parë në dosjet e policisë. As ai dhe asnjë tjetër nga familja e tij nuk kanë pasur ndonjëherë probleme me policinë.

ar.ba


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.