LAJMI I FUNDIT

Mediu kritika ndaj Alibeaj: Opozita në fillim duhet të gjejë konsensus brenda vetes, t’i lëmë retorikat

09:56 - 16.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Komisionin e Ligjeve, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka kërkuar që ti jepet fund retorikës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, dhe të kalohet në emra konkretë.




Mediu, i cili ka marrë edhe iniciativën, për të negociuar me të gjithë opozitën, kërkoi që kjo të ishte mbledhja e fundit, që palët bëjnë për zgjedhjen e presidentit, dhe në fakt nuk propozojnë emra si kandidatë të mundshëm.

Sipas Mediut, Shqipëria ka mjaft personalitete që mund të ushtrojnë më së miri postin e presidentit, brenda dhe jashtë politikës.

Mediu: Opozita të gjejë brenda vetes konsensusin që plotësojnë ato kritere të përbashkëta, të diskutojmë për emra konkretë, ti lëmë retorikat, ka ky vend njerëz brenda dhe jashtë politikës, të denjë për këtë post. Shpresoj që ky diskutim i përgjithshëm të jetë i fundit që bëjmë në këtë komision.

Bylykbashi: Sot mazhoranca ka nën kontroll 90% të pushtetit publik, procesi duhet ti shërbejë qëllimit. Është një proces i pastër politik, nëse gjejmë një president konsensual, është një hap i parë i normalizimit të proceve institucionale.

Në fund të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, u miratua procesverbali, që do ti kalohet Kuvendit, që në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit, nuk do të paraqitet asnjë kandidaturë.

Raundi i ardhshëm pritet që të konsumohet brenda 6 ditësh, dhe do të kërkojë sërish që palët të gjejnë marrëveshje për emrin e presidentit të ri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.