Kryesore

Bisedimet për Ballkanin Perëndimor, Gjermania e prerë: Të fillojmë negociatat e anëtarësimit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

14:29 - 16.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë diskutuar sot përveç agresionit rus në Ukrainë edhe marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor.




Në një dokument të përgatitur për diskutimet e së hënës thuhet se agresioni i Rusisë ka krijuar ndryshime domethënëse në rreshtimet gjeopolitike

“Më shumë se kurrë ka pritje që Ballkani Perëndimor t’iu përkushtohet vlerave evropiane si vende anëtare në të ardhmen. BE duhet t’i rreshtojë partnerët e saj rreth mbrojtjes së vlerave të përbashkëta dhe normave kyçe ndërkombëtare, dhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë si shkelje të rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe rrezik për paqen dhe sigurinë globale”, është thënë në këtë dokument jozyrtar.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka deklaruar se BE-ja duhet t’i përmbahet premtimit dhe të nisë negociatat e vonuara të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ministrja gjermane thekson se në këtë kohë të trazuar shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, që kanë sjellë ndikim të madh në të gjithë Evropën, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitike.

“Sidomos në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitike. Duhet të qëndrojmë pranë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ajo për mediat duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që u mblodhën sot të diskutojnë rreth pasojave të pushtimit në Ukrainë si dhe për raportet e bllokut evropian me Ballkanin Perëndimor.- tha ministrja e Jashtme gjermane në një prononcim për mediat.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Merni situaten ne dore, I merni qytetaret dhe shperndaini neper Europe, ose pushtojeni JU, ndryshe ate vend do bjere ne duart e mafias nderkombetare, sepse Rama ato plane ka bere per ate vend shume te pasur.

    Përgjigju ↓