LAJMI I FUNDIT

“Miqësia jonë do ketë edhe 100 vite të tjera”/ Pompeo: Më bëni një ftesë kur të kemi 125-vjetorin

10:47 - 16.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo ka folur për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Në një konferencë gjatë vizitës së tij në Tiranë, Pompeo deklaroi se miqësia mes dy vendeve tona do të ketë edhe 100 vite të tjera.




Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Pompeo deklaroi se SHBA do të ndihmojë vendin e Presidentit Zelensky të ringrihet pas konfliktit me Rusinë.

“Ai e dinte se diçka unike dhe e veçantë ndodhi në atë moment. Isha një ushtar i ri. Kam shërbyer në Europë. Marrëdhënia mes dy vendeve tona kanë qenë të shkëlqyera. Dy kombet tona kanë punuar përkrah NATO-s dhe keni luftuar krah nesh kundër terrorizmit. Unë kam shërbyer si ushtar në NATO dhe e dija që do vinte një ditë që do ishim të afërt.

Kjo marrëdhënie e fortë e krijuar në kohë të ndryshme, me Shqipërinë është e veçantë. Tani po e shohim në Ukrainë, shohim që duhet edhe pas luftës të ndihmojmë që Ukraina të ringrihet. Ne do punojmë së bashku. Kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera po kaq të suksesshme. Unë kam shërbyer si në opozitë, edhe me shumicën, nuk ka rëndësi, duhet vullnet për të mbrojtur demokracinë tonë. Faleminderit që punoni përkrah SHBA-së. Më bëni një ftesë kur të kemi 125-vjetorin” – tha Pompeo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.