Kronikë

“Vrasës me pagesë!”- Plagosja, ish-kandidati për kreun e PS Durrës flet për ngjarjen: Autori kishte 2 pistoleta!

22:54 - 16.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa orë kanë kaluar që nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar, Ardit Kërtusha u plagos me armë zjarri në lokalin e Noizyt




Motivet banale për plagosjen janë eliminuar si një shkak i mundshëm nga Kërtusha, i cili thotë se ngjarja nuk është për motive banale, por një atentat i mirëfilltë që do të kryej nga vrasës me pagesë.

Sipas tij, personi mbante një kapuç në kokë dhe në duar dy pistoleta, me të cilat qëlloi katër herë, por për fat të mirë pistoleta u bllokua.

“Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-covid, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim. Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa atentatori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë. Unë u largova me shpejtësi sapo pash që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Është e paqartë se përse Policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit”, deklaroi Kërtusha për Abc.

Gjithsesi, Ardit Kërtusha është një personazh i njohur i jetës politike në Durrës. Ai ka qenë kryetar i Forumit Euro-socialist Shqiptar (FRESH) për disa vite, ndërkohë që pak kohë më parë kandidoi për kryetar të Partisë Socialiste në Durrës.

Kërtusha thotë se edhe më herët ka marrë kërcënime për shkak të denoncimeve dhe ka dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit.

Dinamika e ngjarjes

Tentativa e pretenduar për ekzekutimin e Kërtushës është kryer rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, në lokalin e Noizy-t, reperit shqiptar. Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

I riu që ka mbetur i plagosur në këmbë, ka mbajtur edhe postin e kreut të FRESSH për Durrësin.

Kërtusha ndodhej nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.