AKTUALITET

Vritet me thikë shqiptari në Londër, një grua akuzohet për përfshirje në krim bashkë më 2 persona të tjerë

12:04 - 16.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen me thikë ndaj shqiptarit në Angli javën e kaluar.




Një burrë rreth të 30-tave – i identifikuar si Olsi Kuka – u gjet i plagosur me thikë në një adresë jashtë High Road në orët e para të së mërkurës së kaluar (11 maj).

Ai u shpall i vdekur në vendngjarje; familja e tij po mbështetet nga oficerë specialistë.

Dy burra – 33 dhe 25 vjeç – dhe një grua 24-vjeçare u arrestuan nën dyshimin për vrasje të shtunën (14 maj).

Burrat mbeten në paraburgim, ndërsa gruaja është liruar me kusht në një datë në mes të qershorit.

Fillimisht u arrestua një 35-vjeçar, por më pas u la i lirë pa asnjë veprim tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.