SPORT

Armando Broja shumë pranë klubit të madh në Serie A

09:47 - 20.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Napoli pritet të ndryshoj jo pak në sezonin e ri pasi drejtuesit e klubit janë duke përgatitur një revolucion, jo total, por ndryshime të ndjeshme. Çështja më e rëndësishme që duhet ti japin zgjidhje të shpejtë është ajo e Osimhen, një lojtar për të cilin pretendojnë afro 100 milionë euro, shitja ose jo e tij pritet të ketë një efekt domino të madh.




Gazetari i njohur italian, Alfredo Pedulla, vjen me një lajm ekskluziv në lidhje me Osimhem por mbi të gjitha me zëvendësuesin e tij. Nigeriani pëlqehet shumë në Premeir League, ka interesim konkret nga të paktën tre klube, Man.United, Arsenal dhe Newcastle. Me shumën e përfituar nga shitja e Osmihem, Napoli mund ti lejojë vetes të afrojë të paktën dy sulmues.

Gjithnjë sipas Pedulla, Armando Broja është emri i parë në listën e dëshirave. Sulmuesi pritet të rikthehet te Chelsea pasi i përfundon huazimi te Southampton. Në listë është edhe Scamacca, por për sulmuesin e Sassuolo, Inter është në avantazh pasi kanë nisur prej kohësh negociatat.

Emri i dytë pas Brojës është Marko Arnautovic, një sulmues që pëlqehet shumë nga Spalletti. Arnautovic ka dhe dy vite kontratë me Bologna por e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me largimin apo jo të trajnerit Mihajloviç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.