LAJMI I FUNDIT

E RËNDË/ Policët për pak “marrin para” të moshuarin mu në vijat e bardha, nuk i japin përparësi qytetarit! (FOTO)

14:28 - 23.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje që për pak mund të ishte shndërruar në një tragjedi, ku automjeti mund ta përplaste këmbësorin në vijat e bardha, duke i rrezikuar jetën është shmangur për fije të perit. Këtë herë, një ngjarje e kësaj natyre do të kishte qenë më e rëndë, pasi do të ishte kryer pikërisht nga ata persona që supozohet të na mbrojnë dhe shërbejnë, punonjësit e Policisë së Shtetit.




Pavarësisht se kohët e fundit Policia Rrugore ka shtuar kontrollet për kapjen dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, me vendosjen të  postblloqeve në rrugët kryesore dhe  shtimin e kontrolleve  me radarë e dragera me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, me sa duket as vetë policët nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Një rast i denoncuar nga qytetarët ka të bëjë me disa pamje, që po bëjnë xhiron e rrietit, në të cilat duket qartë se makina e policisë shkel rregullat rrugore.

Nga fotoja në fjalë, makina e policisë me targa “AA852RU” nuk ndalon në vijat e bardha, duke mos i dhënë përparësi të moshuarit, i cili pret të kalojë rrugën. Edhe pse i moshuari ka të drejtën e përparësisë, makina e policisë e injoron dhe vazhdon rrugën.

Ndërkaq, policia pretendon se vijon punën, me kontrolle dhe ndëshkime të intensifikuara për të parandaluar këto shkelje, kurse punonjësit e saj kryejnë pikërisht shkeljet për të cilat dënojnë qytetarët dhe kundër të cilave duhet të jenë shembull për të tjerët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.