BOTA

Vrasja e civilit ukrainas, dënohet me burgim të përjetshëm ushtari 21-vjeçar rus

12:48 - 23.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të hënën, një ushtar rus u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur.




Vendimi erdhi gjatë gjyqit të parë të Ukrainës për krime lufte që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt, në atë që mund të jetë i pari nga shumë gjyqe pasi autoritetet ukrainase po hetojnë pretendimet se mijëra krime lufte janë kryer gjatë luftës .

Vadim Shishimarin, 21 vjeç, u paraqit në një gjykatë në Kiev, ku u akuzua për vrasjen e një 62-vjeçari ukrainas në rajonin Sumy, katër ditë pas pushtimit.

Kur u pyet nëse Shishimarin ishte fajtor për akuzat, të cilat përfshijnë krime lufte dhe vrasje me paramendim, ai tha “po, plotësisht po”, raportojnë disa media.

Shishimarin u akuzua për shkelje të ligjeve dhe rregullave të luftës dhe përballet me burgim të përjetshëm pasi qëlloi burrin në kokë me një pushkë nga dritarja e hapur e një makine.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha se Shishimarin ishte urdhëruar të vriste civilin më 28 shkurt sepse ai po fliste në telefon dhe ushtarët rusë nuk donin që ai të ishte në gjendje t’i raportonte ato tek autoritetet ushtarake ukrainase.

Burri, i cili po shtynte një biçikletë në anë të një rruge, vdiq në vendngjarje, tha Venediktova.

Nga ana tjetër e kufirit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i quajti akuzat kundër ushtarëve rusë “thjesht të rreme ose të inskenuara”.

“Ne ende nuk kemi informacion”, u tha Peskov gazetarëve.

“Dhe aftësia për të ofruar ndihmë për shkak të mungesës së misionit tonë diplomatik atje është gjithashtu shumë e kufizuar.”

Venediktova i tha Wall Street Journal në fillim të këtij muaji se zyra e saj kishte identifikuar tashmë rreth 40 ushtarë rusë të dyshuar për krime lufte.

Prokurorja e Përgjithshme ukrainase shtoi se disa nga ushtarët, të akuzuar për vepra që përfshijnë bombardimin e infrastrukturës civile, vrasjen e civilëve, përdhunimin dhe plaçkitjen, tashmë janë arrestuar.

Ukraina po heton akuzat për mijëra krime lufte që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale gjithashtu ka hapur hetimin e saj, që do të thotë se mund të vijnë gjyqe shtesë.

Sipas të dhënave nga zyra e Venediktova, numri i çështjeve të cilat mund të jenë krime lufte është 10 mijë e 700. Ka më shumë se 600 të dyshuar, duke përfshirë ushtarë rusë dhe zyrtarë qeveritarë, raporton Associated Press.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.