LAJMI I FUNDIT

Ndeshja me Feyenoord, Mourinho në konferencë për shtyp: Do të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë

18:06 - 24.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Romës Jose Mourinho ka folur para finales me Fejnordin në ambjentet e stadiumit “Air Albania”.





Ai u shpreh se do bëjnë të pamundurën për të shkruar historinë.

“Në kemi bërë para ndeshjes me Torinon, e kemi thënë që ishte një ndeshje e rëndeshim, ishte e rëndësishme që të dinim që të luajë në finale që të vije këtu qe të dije kush luan kupën dhe kualifikimin, nuk kishim nevojë për këtë tension ekstra, e kemi hequr, u kualifikuam dhe objektivi u arrit, dhe kjo ishte mënyra më e mirë për ne që të mendonim për këtë finale, unë dhe stafi im, që nga e premtja në darkë jemi bashkë në Trigoria.

Nuk kemi dalë, nuk kemi shkuar në shtëpi, kemi qëndruar atje, lojtarëve nuk mund të ua kërkoja këtë, por mendoj e ata janë shumë mirë, shoh skuadrën me përqendrim dhe me tensionin e duhur dhe gëzimin, se duhet të kesh gëzim të luash një ndeshje kështu dhe jemi mirë. Miki u stërvit sot për herë të parë me ekipin, një seancë e vogël, pa shumë lloj kuptimi sa i përket punës për finalen, se ishte seancë e hapur për mediat.

Për të ishte e rëndësishëm që të kishte ndjesi po apo jo, unë kam besim për eksperiencën e tij, është një lojtar i cili njeh mirë trupin e tij dhe njeh ndjesitë. Në fund më tha që ndjehet mirë dhe është në dispozicion për të luajtur”, deklaroi Mourinho.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.