LAJMI I FUNDIT

Pasagjerët ‘bllokohen’ në Rinas, nuk ka autobusë për t’i transportuar në Terminal! Ndeshja ‘paralizon’ situatën (VIDEO)

18:43 - 24.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se aktiviteti i rëndësishëm që do të mbahet nesër për ndeshjen e Romës dhe Fejnordit ka nxjerrë incidentin e parë direkt pas mbërritjes në Rinas.




Mijëra pasagjerë  janë bllokuar në Rinas ku shkak mendohet të ketë qenë ngarkesa nga ndeshja.

Shkak për këtë është bërë fluksi i lartë i udhëtarëve që kanë mbërritur në Rinas për të parë finalen e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet mbrëmjen e të mërkurës në stadiumin “Air Albania”.

Mësohet gjithashtu se dhe piloti i ka komunikuar pasagjerëve se kjo situatë vjen për shkak të ngarkesës nga ndeshja.

Ndërkohë që fluks i lartë pasagjerësh është shënuar dhe në pikën e kontrollit të pasaportave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.