Gazetari Julian Kasapi tha se Policia duhet të dalë me një njoftim zyrtar dhe të japin informacion për qytetarët. Ndërkohë, eksperti i sigurisë Karamuço bëri thirrje që të shmangen grumbullimet dhe sheshet kryesore ku mund të ketë tensione.

Kasapi: Jemi në një situatë të pa qëndrueshme të rendit dhe sigurisë publike. Policia e Shtetit mund të dalë dhe të thotë që të shmangen grumbullimet. Është bërë thirrje që Tirana do të jetë si dita pa makina. Të dalim dhe të japim një informacion për qytetarët. Në ndihmë të policisë kanë mbërritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Karamuço: Duhet të shmangen grumbullimet e mëdha, pranë personave që janë të pirë. Disa prej shesheve kryesore që do të ketë tensione duhen shmangur./BW