![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Roma dhe Fejnordi luajnë finalen e madhe të Ligës së Konferencës, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë trofeun më të ri në Europë në qiellin e Tiranës.
Verdhekuqtë kërkojnë që të ngrenë trofeun e dytë europian në historinë e tyre, pas plot 61 vitesh, kur në 1961 mundi Interin në finalen e Kupës UEFA, siç njihet sot Liga e Europës. Nën drejtimin e teknikut portugez, Zhoze Murinjo, Roma do të kërkojë lavdinë dhe të bëhet e para skuadër që ngre këtë trofe.
Duket se në 11 lojtarët e përzgjedhur që ta nisin këtë finale, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do ta nis nga stoli.
Nga ana tjetër, holandezët do të kërkojnë të njëjtën gjë. hera e fundit qe Fejnordi ka ngritur në qiell një trofe europian ishte në vitin 2002, ku në finale e Kupës UEFA mundën Borusian e Dortmundit, duke qenë dhe skuadra e fundit nga Holanda që ka triumfuar në Europë.
LIVE: ROMA-FEJNORD 0-0
KOMENTI LIVE:
1′ Mbrëmje historike në Tiranë, starton finalja e parë e Ligës së Konferencës.
FORMACIONET ZYRTARE:
ROMA: Rui Patrisio, Karsdorp, Mançini, Smolling, Ibanjez, Zalevski, Zaniolo, Pelegrini, Kristante, Mkitarjan, Abraham.
Trajner: Zhoze Murinjo
FEJNORD: Bilov, Gertruida, Trauner, Senesi, Malakia, Kokçy, Aursenes, Til, Sinistera, Nelson, Desers.
Trajner: Arne Slot
Gjyqtarë: Istvan Kovaç (Kryesorë), Vasil Florian Marinesku (Asistentë), Ovidiu Artene (Asistentë), Sandro Sharer (I Katërt), Marko Fritz (VAR)./ Panoramasport.al