LAJMI I FUNDIT

“Trembet” Milani/ Operohet Ibrahimoviç, zbulohet sa do të qendrojë jashtë fushave sulmuesi suedez

17:24 - 25.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Trembet” Milani! Zlatan Ibrahimoviç është operuar në gjurin e majtë dhe koha e rikuperimit është më e gjatë sa parashikohej.




Operacioni u krye në Lion të Francës dhe ishte i suksesshëm, por prognoza e rikuperimit u vlerësua nga 7 deri në 8 muaj.

Një lajm i keq ky për Stefano Piolin që do të bëjë pa Ibrahimoviç të paktën mesa parashikohet deri në dhjetor 2022 ose deri në janar të vitit 2023.

Nëse ai do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist, Maldini i ka përgatitur një marrëveshje të re vjetore prej 2,5 milionë euro në sezon për plus bonuset.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë nëse Ibrahimoviç do të vijojë të luajë futboll, duke u rikuperuar nga dëmtimi dhe duke vijuar bashkëpunimin me Milanin apo do ta mbyllë tani me një titull kampion tjetër në karrierën e tij./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.