BOTA

EMRI-FOTO/ Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare ish-Kryeministri, aktualisht Kryebashkiak i qytetit të lindjes

10:09 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri italian Luigi Ciriaco de Mita, lideri historik i partisë Demokracia Kristiane Italiane (DC), u shua sot në moshën 94-vjeçare.




Sipas mediave italiane, de Mita jetonte në një azil, ku ishte në rikuperim e sipër pas një frakture të femurit që pësoi pasi u rrëzua në shtëpinë e tij shkurtin e vitit të kaluar.

De Mita, i cili ishte në krye të DC-së së fuqizuar gjatë viteve 1980, kur u zgjodh edhe kryeministër, aktualisht ishte kryebashkiak i qytetit të tij të lindjes, Nusco, në rajonin jugor të Campania-s.

Vdekja u konfirmua nga nënkryetari i bashkisë, Walter Vigilante. Sipas tij, de Mita ishte përkeqësua ditët e fundit, pasi prillin e kaluar kishte pësuar dhe ishemi.

De Mita (1928-2022) ishte “protagonist i jetës parlamentare dhe politike italiane të së majtës demokristiane, ai u përfshi deri në fund në institucionet vendase”, shkruajti sot kryeministri Mario Draghi, duke i dërguar familjes së tij ngushëllimet e Qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.