LAJMI I FUNDIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur

22:22 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Malit te Zi Dritan Abazoviç ka konfirmuar më 26 maj se do të marrë pjesë në takimin e radhës së iniciatives “Open Balkan”, i cili në qershor do të mbahët në Ohër te Maqedonisë së Veriut.




Gjatë një aktiviteti në Podgoricë, Abazoviq tha se Mali i Zi nuk i është bashkuar kësaj iniciative, por në të kaluarën ka marrë pjese në takimet si vëzhgues.

“Personalisht mendoj se çdo iniciativë rajonale e cila mundet të përshpejtojë integrimet evropiane, jo vetëm të Malit të Zi por krejt rajonit, është diçka që ne duhet të pranojmë. Në anën tjetër, nëse dikush dëshiron të zëvendësojë integrimet evropiane, ne nuk jemi te interesuar. Por, unë ende nuk e kam dëgjuar një argument të vlefshëm që Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi”, ka deklaruar Abazoviç.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.
Megjithatë, kryeministri i ri, Dritan Abazoviç e mbështet konceptin e kësaj nisme.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.