BOTA

Dalin në dritë sekretet e viktimave të Pompeit/ Analizohen ADN-të e dy personave që vdiqën 2100 vjet më parë nga vullkani

08:30 - 27.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në qytetin e vjetër italian, Pompei, u analizuan ADN-të e dy personave (një burri dhe një gruaje), që vdiqën pas shpërthimit të vullkanit Vezuv, dymijë vjet më parë. Studiuesit thanë se është gjenomi i parë i analizuar nëpërmjet “udhëzimeve gjenetike”, i nxjerrë nga kockat e mbetura, shkruan BBC.




ADN-të e trupave të viktimave ishin mbështjell në hirin e ngurtësuar nga koha, ndërsa dy personat u zbuluan në vitin 1933, nga arkeologët në “Casa del Fabbro” apo në të ashtuquajturën “Shtëpia e Zejtarit”.

Sipas raportit të publikuar, dy personat u rrëzuan në dhomën e ngrënies, në momentin kur ndodhi shpërthimi i madh më 24 gusht të vitit 79 para Epokës së Re.

Viktimat e analizuara, sipas antropologes Serena Viva nga Universiteti i Salentos, nuk po përpiqeshin të shpëtonin.

“Nga pozicioni i trupave të tyre duket se ata nuk po iknin. Përgjigja se pse ata nuk po iknin mund të jetë për shkak të kushteve shëndetësore”.

Sipas profesorit Gabriele Scorrano, hulumtimi u krye në bazë të mbetjeve, e këto siç tha ai, ishin mjaft premtuese.

Vullkani Vezuv ishte aq fatal, saqë brenda 20 minutave, sipas arkeologëve, i shkaktoi me dhjetëra vdekje.

Teknologjia e zhvilluar laboratorike po ua mundëson shkencëtarëve që t’i nxjerrin informacionet e duhura nga vetëm një sasi e vogël pluhuri kockash.

“Makinat e reja mund t’i lexojnë disa gjenome të tëra në të njëjtën kohë”, deklaroi profesori Scorrano.

Studimi gjenetik gjithashtu hodhi në dritë se burri i studiuar, kishte baktere që shkaktojnë tuberkulozin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.