BOTA

Investitorët në Twitter padisin Elon Musk dhe platformën, zbulohet arsyeja

07:30 - 27.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Investitorët në Twitter po padisin Elon Musk dhe platformën e mediave sociale për trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh, raporton BBC. Rasti pretendon se ai ka shkelur ligjet e korporatave të Kalifornisë në një sërë mënyrash.




Shefi e Tesla-s akuzohet për “sjellje të gabuar” pasi “deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut kanë krijuar “kaos” në selinë e Twitter në San Francisko”. Aksionet e Twitter janë rreth 27% më të ulëta se çmimi i ofertës prej 54,20 dollarësh të zotit Musk.

Në padi thuhet gjithashtu se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij të rëndësishme në Twitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar bordi i kompanisë.

Gjithashtu se disa postime në Twitter të postuara nga Musk, i cili është një përdorues i rregullt i Twitter me më shumë se 95 milionë ndjekës, ishin “mashtruese”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.