LAJMI I FUNDIT

Riatdhesimi i 4 grave dhe 9 fëmijëve shqiptarë nga kampi në Siri, zbardhen detaje të reja: Të gjithë janë…

18:10 - 27.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër grup prej 4 grash dhe 9 fëmijësh shqiptarë që ende strehoheshin në kampin “Al-Hol” në Siri, do të riatdhesohen në Shqipëri. Të gjithë janë familjarë të luftëtarëve shqiptarë që iu bashkuan grupeve ekstremiste islamike, që luftonin në Siri dhe Irak.




Ata janë nxjerrë nga kampi dhe autoritetet siriane i kanë dorëzuar te një përfaqësi e kryesuar nga drejtori i Antiterrorit në policinë shqiptare Alban Dautaj.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë sirian Abdulkarim Omar, i cili ka postuar në rrjetet sociale dhe një foto të nënshkrimit të dokumentit të dorëzimit me përfaqësuesit nga Shqipëria.

Ky është grupi i katërt i shqiptarëve që nxirren nga kampi i “Al Hol”-it, duke e çuar në 38 numrin e shqiptarëve të riatdhesuar, ndërsa mendohet se ka ende të tjerë që ndodhen atje. Më 31 korrik të vitit të shkuar, u nxorrën nga kampi 5 gra dhe 14 fëmijë, falë ndërhyrjes së autoriteteve libaneze.

Në atë rast, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendhëm Bledi Çuçi shkuan vetë në Bejrut për të pritur gratë dhe fëmijët shqiptarë, me të cilët udhëtuan më pas së bashku drejt Tiranës, një ditë më pas./VOA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.