LAJMI I FUNDIT

Tre ndeshjet e Shqipërisë në muajin qershor/ Reja flet në konferencë: Duam të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve!

12:16 - 27.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prag të tre sfidave të Shqipërisë në muajin qershor, dy në Ligën e Kombeve ndaj Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi, dhe me Estoninë në miqësore, në konferencë për shtyp është shfaqur trajneri i Kombëtares, Edi Reja.




Ai ka treguar synime të qarta duke treguar se dëshiron që Shqipëria të fitojë grupin e këtij kompeticioni.

“Ndeshjet e Ligës së Kombeve janë të rëndësishme dhe duhet t’i fitojmë. Në ndeshjet e muajit mars ne ishim në gjendje shumë mirë. Synimi ynë që është të fitojmë grupin. Ka lojtarë që kanë probleme fizike. Sot do të vijë ekipi dhe do të bëjmë vlerësime. Ata që do të luajnë do të jenë në 100% të formës së tyre. Lojtarët e dinë shumë mirë rëndësinë e këtyre sfidave. Kam besim te skuadra dhe paraqitja e lojtarëve. Duket se jemi në formë të mirë në aspektin psikologjik. Mund të kemi ndonjë mungesë për shkak të sezonit të gjatë. Kemi parë se çfarë ka ndodhur në finalen e Ligës së Konferencës, Fejnordi bëri diçka më mirë, por Rima e fitoi trofeun. Kam besim që do të bëjmë ndeshje të mira.”, tha trajneri Reja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.