LAJMI I FUNDIT

ZBULOHET MENYJA! Tavë kosi dhe jufka, ja çfarë konsumuan zyrtarët e UEFA-s dhe VIP-at

21:53 - 27.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Europa foli dhe hëngri… shqip. Gatime tradicionale dhe jo vetëm në çdo pjatë, që kishin lidhje të ngushtë me çdo cep të vendit tonë.




Ishte kjo menyja që iu servir zyrtarëve të UEFA-s dhe të ftuarve specialë për finalen e madhe të Conference League.

Nga byreku me fasule, te tava e kosit apo jufkat e Dibrës, mjaftuan për të sjellë shumë Shqipëri në çdo pjatë. Disa nga shefat e angazhuar nga restorantet më me emër në vend u kujdesën për çdo detaj që çdokush të merrte shijen e gatimeve tona.

ZBULOHET MENYJA

ANTIPASTA E PARË

Karpaço levreku nga Lezha dhe açuget me krem perimesh.

ANTIPASTA E DYTË

Tavë krapi nga Shkodra me petë misri.

PJATË E PARË

Byrek tradicional me fasule të bardha nga Kallmeti dhe kërpudha nga Puka.

PJATË E DYTË

Pulë me jufka Dibre

PJATË E TRETË

Tavë kosi tradicionale me mish qengji dhe shafran Elbasani. Lule çikore me vaj ulliri nga Rapsodia. Djathë me çaj mali shqiptar dhe piper djegës nga Zadrima. Lëng shege të egër nga Mrizi.

ËMBËLSIRA

Kasatë e butë parfe me fruta pylli nga Divjaka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.