SPORT

ZYRTARE/ Vendoset gjithçka! Finalja e Kupës së Shqipërisë, Laçi-Vllaznia do të luhet në ‘Air Albania’

08:58 - 27.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sezoni futbollistik 2021-2022 në Shqipëri merr fund me fituesin e Kupës së Shqipërisë, ku në finale janë Laçi dhe Vllaznia. Ka pasur pikëpyetje rreth vendit ku do të luhej kjo finale, por tashmë axhenda e këtij takimi është zyrtare. Finalja Laçi-Vllaznia do të luhet më 31 maj, ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”.




Kjo ndeshje menaxhohet nga FSHF-ja, e cila pritet të nxjerrë në shitje edhe biletat. Ky trofe vlen 50 milionë lekë, por vlera shtohet rrugës, pasi fituesi i këtij kompeticioni këtë vit kalon direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku sido që të shkojë fati në këtë raund, 450 mijë euro i kanë të garantuar edhe po u eliminuan.

Pa dyshim Kupa ka më shumë vlerë për Vllazninë, pasi vetëm duke fituar trofeun mund të sigurojë biletën për në Ligën e Konferencës, pasi Laçi praktikisht e ka siguruar pjesëmarrjen në Europë si nënkampion./PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.