LAJMI I FUNDIT

“Extraction 4”/ Nga “kampet e ferrit” në vendlindje! Policia zbulon detaje nga riatdhesimi i 13 shqiptarëve nga Siria: U akomoduan në…

15:29 - 28.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka zbuluar të shtunën detajet për riatdhesimin e 13 shtetasve shqiptari nga në disa kampe famëkeqe të Sirisë, si Al-Hawl dhe Roj.




Me anë të një njoftimi për shtyp, raportohet se identifikimi dhe gjetja e 3 grave si edhe 10 të miturve u bë përmes bashkëpunimit me partnerët amerikanë dhe forcat.

Zyra e shtypit e policisë zbulon edhe se ata u  transportuan me avion në aeroportin e Prishtinës, dhe më pas janë marrë në dorëzim nga Policia shqiptare që i ka akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Extraction 4”.

Operacioni, në vijim të 3 operacioneve të zhvilluara më parë nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët, për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në kampet e përqëndrimit, në Siri. Në lidhje me këtë operacion ju informojmë se:

Prej datës 19.05.2022 deri në datën 27.05.2022,  Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me homologët kosovarë, është përfshirë në një operacion të koordinuar nga partnerët amerikanë, për identifikimin, gjetjen dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, të cilët ndodhen në kampet në Siri.

Ky operacion u zhvillua në disa kampe famëkeqe si Al-Haël dhe Roj, si dhe në kampe të tjerë.

Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët amerikanë dhe forcat kurde u bë e mundur identifikimi dhe gjetja, në kampet Al-Haël dhe Roj, e 13 shtetasve shqiptarë, nga të cilët 3 gra dhe 10 të mitur.

Këta 13 shtetas janë transportuar me avion deri në aeroportin e Prishtinës, dhe më pas janë marrë në dorëzim nga Policia shqiptare që i ka transportuar dhe akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po vijon punën, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK dhe partnerët, për identifikimin, kapjen dhe dërgimin përpara drejtësisë të personave të përfshirë  në  kryerjen e veprave penale ”Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Edhe në fazën e katërt të këtij operacioni u pa qartë se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe profesionale për të punuar si e barabartë me partnerët në luftën kundër terrorizmit,  ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit .

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht me ata strategjikë, me qëllim identifikimin, lokalizimi dhe riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet famëkeqe të Sirisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.