Kosova

Ekzekutoi me armë zjarri ish-mikun e tij, Gjykata jep vendimin për vëllain e reperit Buta

15:02 - 30.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy ditë kanë kaluar nga ekzekutimi i 30-vjeçarit Gazmend Hyseni në rrugën ‘Rexhep Bislimi’, në qytetin e Ferizajt. Këtë të hënë, Gjykata ka dhënë vendimin për Qëndrim Januzin, vëllain e reperit Buta, i cili dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri ish-mikun e tij Gazmend Hyseni.




Drejtësia ka vendosur ta lërë në lburg 30-vjeçari, ndërsa në vendimin e Gjykatës thuhet se krimi ishte i parapërgatitur dhe se ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme mes dy ish-shokëve.

Qëndrim Januzi akuzohet se qëlloi 7 herë për vdekje bashkëmoshatarin e tij dhe rrezikoi jetën e personave të tjerë.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të nderin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra nderon jetë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sipas avokatit të autorit të dyshuar, Kastriot Zenuni seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Avokati Zenuni tha se i dyshuari ka qenë në gjendje të përgjigjej vetëm me “po” ose “jo”.

“Sipas mjekut ka qenë në gjendje me u përgjigj vetëm me po ose jo. Nuk e kanë marrë në pytje edhe gjatë. Seanca u mbajt brenda objektit të QKUK-së”, tha ai për Gazetën Express.

Krimi i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës jashtë ambienteve të një marketi në Ferzaj.

Pasi 30-vjeçari qëlloi Gazmend Hysenin, ai tentoi të largohej nga vendngjarja por u përball me disa efektivë policie që ndodheshin rastësisht në vendngjarje.

Efektivët po transportonin një të arrestuar në paraburgim dhe po blinin ujë në market, kur vunë re të riun me armë në dorë.

Ata i bënë thirrje të ndalojë, por dyshohet se Qëndrim Januzi i drejtoi armën. Në këtë moment një prej policëve qëlloi drejt tij duke e plagosur në nofull.

30-vjeçari iu nënshtruar një operacioni në QKUK të shtunën dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas deklaratave të vëllait të tij, reperit Buta, gjatë një interviste në T 7, ai ka qenë dënuar me 3 vite burg për tentativë vrasjeje dhe ishte liruar nga burgu në vitin 2016.

Dinamika e ngjarjes

Sipas pamjeve të siguruara nga mediat kosovare, shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë, të cilët ishin rastësisht në vendngjarje, e ku më pas pjesëtari i Policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, ka qëlluar në drejtim të Januzit.

Ata ishin ndaluar për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur, pasi kishte shtënë shtatë herë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit.

Në tentativë për ta ndaluar, i dyshuari nuk përfilli urdhërin e zyrtarit policor dhe për një moment ishte kthyer me pistoletë në dorë, duke e drejtuar nga efektivi.

Për të zmbrapsur rrezikun dhe kap personin e dyshuar për vrasje të rëndë, zyrtari policor ka shtënë në drejtim të tij një herë, duke e goditur në nofull, goditje kjo që e pasivizoi menjëherë të dyshuarin.

Buta për vrasjen që kreu i vëllai: Njerëzit nuk po ndikohen nga gazetarët!

Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, akuzohet se qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni pak pas mesnatës së të premtes, pas së cilës reagoi edhe reperi Buta në rrjetin e tij social Instagram.

Ndër të tjera, ai ka falënderuar fansat e tij për mbështetjen në këtë situatë të vështirë për familjen e tij.

“I falënderoj krejt për mësazhet mbështetëse për Qendrimin, se nuk po mundem me ua kthyer krejtve. E mediave portaleve e gazetarëve duhet me iu ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njëllosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja e nuk ndikohen kaq shumë sa doni ju”, ka shkruar reperi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.